Mot i “frikshëm” në Itali, humb jetën një person, zhduken babë e bir (Foto/Video)
Moti i keq ka përfshirë orët e fundit disa rajone të Italisë, duke sjellë përmbytje dhe rrëshqitje masive dherash.
Bota
Për pasojë, mësohet se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë, babë e bir, rezultojnë të zhdukur.
Erërat e forta dhe shirat e shumtë kanë sjellë pasoja materiale, si dhe në njerëz. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, sipas të cilave, në provincën e Piacencës rezultojnë të zhdukur tre persona.
Ndërsa, grupet e Mbrojtjes Civile e vullnetare po punojnë në gjithë Italianë për përballimin e situatës së vështirë.