Mosvotimi i Gërvallës: Bashkëshortja e Ejup Maqedoncit i del në mbrojtje Shqipe Selimit: Respekt, Shqipe

Arbërie Veliu-Maqedonci, bashkëshortja e deputetit të VV-së, Ejup Maqedonci, ka dal në mbrojtje deputetes Shqipe Selimi-Mehmeti, e cili dje nuk ka votuar për kryeparlamentare Donika Gërvalllën. Derisa udhëheqësit e VV-së kanë heshtur ndaj fyerjeve që deputetja Selimi ka marrë nga komentuesit e shumtë në rrjetet sociale, Arbërie Veliu-Maqedonci e ka duartrokitur veprimin e bashkëshortes së…

Lajme

21/08/2025 10:13

Arbërie Veliu-Maqedonci, bashkëshortja e deputetit të VV-së, Ejup Maqedonci, ka dal në mbrojtje deputetes Shqipe Selimi-Mehmeti, e cili dje nuk ka votuar për kryeparlamentare Donika Gërvalllën.

Derisa udhëheqësit e VV-së kanë heshtur ndaj fyerjeve që deputetja Selimi ka marrë nga komentuesit e shumtë në rrjetet sociale, Arbërie Veliu-Maqedonci e ka duartrokitur veprimin e bashkëshortes së Rexhep Selimit për mosvotimin e Donika Gërvallës, e cila vazhdimisht ka fyer ish-krerët e UÇK-së.

Në statusin e deputetes Selimi, ku ajo tregon arsyet e mosvotimit të Gërvallës, Veliu-Maqedonci ka komentuar, duke shprehur respekt për ish-ushtaren e UÇK-së.

Edhe Arbërie Veliu-Maqedonci ka qenë ushtare e UÇK-së. Madje, ajo gjatë luftës është njohur me bashkëshortin Ejup Maqeodnci, i cili aktualisht është ministër në detyrë i Mbrojtjes dhe në zgjedhjet e 9 shkurtit është zgjedhur deputet i VV-së.