Mospërshtatja e shpejtësisë dhe kalimi në shiritin e kundërt nga zyrtarët policorë dyshohet se shkaktoi aksidentin në Çubrel, IPK rekomandon suspendim

Mbrëmë në fshatin Çubrel të Skënderajt ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë humbur jetën tre persona dhe pesë të tjerë janë lënduar, katër nga ta zyrtarë policor. Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pasi vetura e Policisë nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, si dhe…

Lajme

27/01/2025 12:00

Mbrëmë në fshatin Çubrel të Skënderajt ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë humbur jetën tre persona dhe pesë të tjerë janë lënduar, katër nga ta zyrtarë policor.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pasi vetura e Policisë nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, si dhe kishin kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile.

IPK ka njoftuar se është rekomanduar suspendimi i policit, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë e IPK-së:

Hetuesit e IPK-së mbrëmë rreth orës 19:00 janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku ku ishte përfshirë një automjet zyrtar i policisë dhe një veturë civile.
Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes duke ju bashkëngjitur edhe ekipeve tjera policore dhe prokurorisë në këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë në fshatin Çubrel në ora 18:40.
Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se aksidenti ka ndodhur si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës nga drejtuesi i automjetit zyrtar të policisë i cili ka kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile.
Si pasojë e aksidentit tre persona (të cilët kanë qenë në veturën civile) një mashkull dhe dy femra fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.
Trupat e pajetë të tre viktimave janë dërguar janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë dhe një qytetar nga vetura civile të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Si pjesë e procedurave administrative dhe në interes të hetimit, IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor i cili ka qenë drejtues i automjetit zyrtar të policisë në momentin e aksidentit përderisa lidhur me aksidentin janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent./Lajmi.net/