Moskonstituimi i Kuvendit, Çitaku: Situatë e rëndë, Kurti po synon ta legalizojë diktatin

Sekretarja e përgjithshme dhe deputetja e betuar e PDK-së, Vlora Çitaku, sot foli për moskonstituimin e Kuvendit, duke thënë se është një situatë jashtëzakonisht e rëndë. Ajo u shpreh se për të ajo sallë përfaqëson histori dhe trashëgimi dhe siç tha, ta shoh në këtë gjendje, është e dhimbshme, përcjell Klankosova.tv. “Është një gjendje, një…

Lajme

09/06/2025 19:31

Sekretarja e përgjithshme dhe deputetja e betuar e PDK-së, Vlora Çitaku, sot foli për moskonstituimin e Kuvendit, duke thënë se është një situatë jashtëzakonisht e rëndë.

Ajo u shpreh se për të ajo sallë përfaqëson histori dhe trashëgimi dhe siç tha, ta shoh në këtë gjendje, është e dhimbshme, përcjell Klankosova.tv.

“Është një gjendje, një situatë jashtëzakonisht e rëndë për secilin deputet dhe për secilën deputete, e cila e ndjenë një barrë sado të vogël të përgjegjësisë, për votën që ka marrë dhe për pozicionin jashtëzakonisht të rëndësishëm që ka”.

“Për mua ai objekt nuk është një godinë e ndërtuar me beton e me tulla, për mua ajo sallë përfaqëson histori, trashëgimi, është një vend në të cilin e kemi shpallur deklaratën e Pavarësisë, vend në të cilin e kemi miratuar Kushtetutën, vend në të cilin kemi themeluar institucionet, Ushtrisë, kemi ratifikuar marrëveshjet ndërkombtëare”.

“Dhe ta shoh tani të reduktuar kështu në një skenë absurde, ku me një lehtësi të padurueshme, përfaqësuesit e subjektit të parë politik vijnë e hyjnë në sallë dhe kënaqësinë më të madhe e kanë nëse thonë ndonjë shaka me të cilën qeshim të gjithë, është e dhimbshme”, u shpreh Çitaku në Klankosova.