Mos votimi i Gërvallës nga opozita dhe bashkëpartiakja e saj, Miftaraj: Nder me qenë trashëgimtare e një patrioti, por nuk mund të kthehet në privilegj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive, ku kësaj radhe u propozua si kryeparlamentare edhe një emër i ri, Donika Gërvalla Schwarz. Miftaraj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kujtuar kohën kur VV-ja, derisa ishte në opozitë kërkonte ndarjen e pozitave. “LVV…

Lajme

20/08/2025 15:03

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive, ku kësaj radhe u propozua si kryeparlamentare edhe një emër i ri, Donika Gërvalla Schwarz.

Miftaraj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kujtuar kohën kur VV-ja, derisa ishte në opozitë kërkonte ndarjen e pozitave.

“LVV me të drejtë sa ka qenë në opozitë ka kritikuar fuqishëm ndarjen e pozitave me arsyetimin se ka qenë në luftë, është djali ose vajza e iks personit. Sigurisht, në nje shtet që promovon drejtësinë dhe meritokracinë pozitat fitohen me dije, përvojë dhe ekspertizë dhe asesi me trashigimi”, ka shkruar Miftaraj.

Sot teksa Donika Gërvalla nuk mori votat e mjaftueshme për tu bërë kryekuvendare, deputetët e LVV-së, shpërthyën në akuza kundër opozitës duke thënë se nuk u votua mbesa e Ajshes.

“Ndërsa sot po akuzojnë të tjerët pse nuk e votuan bijën e iksit apo mbesën e ypsilonit”.

Teksa Miftaraj ka theksuar se është respekt dhe nder me qene trashëgimtare e një patrioti të madh, por ky nder dhe respekt nuk mund të kthehet në privilegj.

“Per me teper nese shteti yt te ka ofru privilegjin e jetes me udheheq me ministrine e puneve te jashtme dhe per krejte çka mbahesh mend jane skandalet dhe keqperdorimet atehere sigurisht se nuk e meriton fare poziten e kryeparlamentarit. Pres me padurim reagimin e keshilltarit te Agim Bahtirit. Vetem keshtu I njejti mbase e siguron edhe nje mandat ne nje pozite ku paguhet me pare te shtetit me sha, me ofendu dhe mallku secilin qe ka mendim ndryshe nga Nena parti. Shembulli I babait jo tipik se si i edukon dhe frymezon femijet me qene servil per disa lekë”, shkroi Miftaraj. /Lajmi.net/