“Mos u ngatërroni me shqiptarët”, Loredana “thumbon” serbët pas ndeshjes me Zvicrën

Reperja shqiptare në Zvicër, Loredana Zefi, ka treguar mbështetjen e saj për futbollistët shqiptarë që janë pjesë e skuadrës zvicerane. Artistja ka publikuar disa fotografi nga ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në Kupën e Botës, e cila përfundoi me fitoren e kësaj të fundit. “Kurrë mos u ngatërroni me shqiptarët”, ka shkruar Loredana krahas fotografisë…

ShowBiz

03/12/2022 18:15

Reperja shqiptare në Zvicër, Loredana Zefi, ka treguar mbështetjen e saj për futbollistët shqiptarë që janë pjesë e skuadrës zvicerane.

Artistja ka publikuar disa fotografi nga ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në Kupën e Botës, e cila përfundoi me fitoren e kësaj të fundit.

“Kurrë mos u ngatërroni me shqiptarët”, ka shkruar Loredana krahas fotografisë ku shfaqet Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Në një tjetër foto, Loredana ka postuar veten me gishtin e mesit drejtuar kamerës. Ajo që bie në sy është veshja e saj në të kuqe ndërsa mban flamurin përpara fytyrës.