Mos pritni shumë

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes ka hedhur poshtë njoftimet se ai planifikon të bëjë përforcime të mëdha gjatë afatit kalimtar të janarit. Pas një fillimi dëshpërues të sezonit, Moyes është siguruar se do të ketë në dispozicion para për të sjellë futbollistë të rinj. Mirëpo, Moyes është shprehur i kujdesshëm para se të mundohet…

Sport

05/10/2013 13:00

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes ka hedhur poshtë njoftimet se ai planifikon të bëjë përforcime të mëdha gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pas një fillimi dëshpërues të sezonit, Moyes është siguruar se do të ketë në dispozicion para për të sjellë futbollistë të rinj.

Mirëpo, Moyes është shprehur i kujdesshëm para se të mundohet të realizojë parashikimet e tifozëve.

“Do të shikojmë në janar por nuk dua që njerëzit të kenë parashikime të mëdha rreth atyre që mund t’i transferojmë. Zakonisht, janari nuk është muaj për transferimin e futbollistëve të mëdhenj. Nëse jeni në telashe, atëherë mund të gjeni diçka, por ne jemi të interesuar për top futbollistë”, deklaroi Moyes për të përditshmen britanike The Guardian.