“Mos m’prek se t’q*va nanen allti”: Kërcënimet e policit i cili po tentonte vjedhjen e cigareve

Inspektorati Policor ka arrestuar një pjesëtar të Njësisë Speciale dhe ka rekomanduar suspendimin e katër të tjerëve, nën dyshimin për përvetësimin e mallrave të sekuestruara në vlerë prej rreth 30 mijë eurosh. Polici i arrestuar ka kërcënuar me jetë pronarin e mallit, duke tentuar t’ia përvetësonte paketat e cigareve të cilat ishin të siguruara në…

Lajme

17/03/2026 22:26

Inspektorati Policor ka arrestuar një pjesëtar të Njësisë Speciale dhe ka rekomanduar suspendimin e katër të tjerëve, nën dyshimin për përvetësimin e mallrave të sekuestruara në vlerë prej rreth 30 mijë eurosh. Polici i arrestuar ka kërcënuar me jetë pronarin e mallit, duke tentuar t’ia përvetësonte paketat e cigareve të cilat ishin të siguruara në përputhje me ligjin.

Sipas njoftimit zyrtar të IPK-së, pasi zyrtarët policorë kishin sekuestruar fillimisht mbi 100 pako me cigare nga persona të dyshuar për kontrabandë. Megjithatë, sipas IPK-së, policët i kishin ndalur për vete 24 nga këto pako, vlera e të cilave arrin në dhjetëra mijëra euro.

Pas veprimeve hetimore, me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, njëri nga policët është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa katër kolegët e tij po hetohen për bashkëpunim të mundshëm.

Polici i arrestuar raportohet të jetë Fatmir Uka, pjesëtar i Njësisë Speciale që operon në veri të Kosovës. Polici Fatmir Uka, siç ka mësuar Nacionale, po tentonte ta përvetësonte mallin e sekuestruar me një veturë private, për t’u ndalur më pas nga pronari i mallit.

Në pamjet e publikuara nga veriu.info, zyrtarit policor dëgjohet duke kërcënuar me jetë pronarin e mallit, i cili po i dëshmonte me video sekuestrimin e njëanshëm: “Mos më prek se ta q** **nanën allti.”

YouTube player