Mos-kandidimi i Osmanit për Presidente, jep dorëheqje kryesia e degës së Guxo-s në Deçan
Kryetarja e degës së GUXO-s në Komunën e Deçanit, Rabije Haklaj ka njoftuar se bashkë me kryesinë e Degës kanë marrë vendim që të japin dorëheqje nga të gjitha strukturat e Partisë Guxo, si dhe dorëheqjen kolektive e të parevokueshme të Degës së Partisë Guxo në Deçan. Haklaj përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar…
Lajme
Kryetarja e degës së GUXO-s në Komunën e Deçanit, Rabije Haklaj ka njoftuar se bashkë me kryesinë e Degës kanë marrë vendim që të japin dorëheqje nga të gjitha strukturat e Partisë Guxo, si dhe dorëheqjen kolektive e të parevokueshme të Degës së Partisë Guxo në Deçan.
Haklaj përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se që nga themelimi si “Lista Vjosa” më 5 nëntor 2020 nga Presidentja Vjosa Osmani dhe bashkëpunëtorët e saj politik, e më pas e certifikuar si Partia Guxo, ata janë bashkuar rreth këtij projekti politik që sipas saj kishte frymë rugoviane dhe orientim politik si parti e qendrës së djathtë demokratike dhe properëndimore.
Ajo ka thënë se kanë punuar me sinqeritet dhe ndërshmëri për arritjen e fitoreve të tyre si koalicion dhe bashkëqeverisje me VV-në.
“Kur në shkurt të vitit 2021, para qytetarëve të Republikës së Kosovës, si koalicion i përbashkët iu drejtuam qytetarëve dhe fituam besimin e tyre me 51.28%, në atë fushatë zgjedhore bashkërishtë kërkuam mbështetjen e qytetarëve me një zotim të qartë: Znj. Vjosa Osmani që të jetë Presidente** ndërsa z. Albin Kurti Kryeministër. Po ashtu, para qytetarëve u zotuam se, për të paktën dy mandate, duke qenë se vendi kishte aq shumë nevojë për ndryshime, do të vazhdojmë së bashku me këtë konstelacion politik që dy liderët tanë të mbajnë këto pozicione që nënkuptonte se Presidentja znj. Osmani tani edhe mandatin e dyte e mbi standartin e vendosur po nga ato zgjedhje se, në dy pozitat drejtuese më të larta të Republikës, të kemi figura që gëzojnë mbështetjen më të madhe të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Haklaj.
Ajo ka thënë se ajo që ka ndodhur këto ditë, këtë degë të Guxo-s në Deçan, e ka indinjuar dhe zhgënjyer pa masë e të cilën e ka quajtur një tradhëti të pastër nga partneri i koalicionit.
“Duke marrë parasysh se Presidentja znj. Osmani shprehu vullnetin e saj legjitim dhe të garantuar edhe me Kushtetutë se mund të kandidohet edhe për një mandat si Presidente e Republikës, ajo jo vetëm që hasi në kundërshti dhe zero mbështetje nga partneri i koalicionit, por madje madje u tentua edhe të tallej dhe të denigrohej figura e saj, duke i ofruar fillimisht 30 vota, e më pas në tentim për ta rritur edhe më shumë këtë tallje edhe 33 vota. I gjithë ky plan për ta futur në garë znj. Osmani, nuk ishte asgjë tjetër vetëm sa për të mundësuar kuorumin kushtetues për zgjedhjen e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për Presidentz. Konjufca, dhe jo për ta mbështetur realisht zgjedhjen e saj me votë”, ka shkruar Haklaj.
Ajo ka thënë se ata janë zhgënjyer edhe më shumë kur Partia Guxo nuk e mbështeti Osmanin, ndonëse ajo e kishte themeluar.
“Për më tepër, neve si degë (në aspektin e përgjithshëm) dhe kontribuues që kemi dhënë gjithçka për Partinë Guxo dhe për fitoren e deputetëve tanë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, na u mohua e drejta elementare për t’u informuar se cili do të ishte qëndrimi i Partisë sonë, pra pro apo kundër rizgjedhjes së Presidentes znj. Osmani për një mandat të dytë”, thuhet mes tjerash në reagim.
Haklaj ka thënë se është bërë edhe shkelje statutare, e Nenit 15, pika 2 që ka thënë se rregullon kompetencat e njërit prej organeve më të larta të partisë – Këshillit të Përgjithshëm, që qartë ka thënë se specifikon se “Këshilli i Përgjithshëm merr qëndrime dhe vendime rreth çështjeve me interes nacional të rëndësisë së veçantë”/
“Prandaj, edhe kjo për neve si degë është e pafalshme që u lamë në errësirë informative, e ku për këto qëndrime refuzuese u informuam vetëm përmes mediave dhe rrjeteve sociale në ditën D, pra më 5 mars, ashtu si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne në Partinë Guxo përgjithësisht kemi qenë plotësisht të vetëdijshëm se 7 deputetët e partisë sonë nuk mund ta nominojnë apo ta zgjedhin të vetëm Presidenten znj. Osmani. Por rreshtimi i Partisë sonë si refuzues krah Lëvizjes VETËVENDOSJE! jo vetëm që është i papranueshëm, por për ne është edhe i pafalshëm. Pikërisht për këtë arsye, kjo situatë çoi në dorëheqjen time të parevokueshme si themeluese dhe Kryetare e Degës së Partisë Guxo në Deçan**, së bashku me Kryesinë dhe anëtarësinë, duke bërë që, që nga sot, më 12 mars 2026, Dega e Partisë Guxo në Komunën e Deçanit të japë dorëheqje kolektive dhe të parevokueshme, si dhe të pushojë çdo funksion dhe mbështetje të mëtejshme për Partinë Guxo”, ka shtuar Haklaj.
Ajo ka thënë se ka dhënë kontribut të pandërprerë për Partinë Guxo, fitoren e koalicionit VV-Guxo dhe fitoren e njerëzve të Partisë Guxo.
“Prandaj është e dhimbshme deri në palcën e shpirtit që gjithë ai vullnet, ai ideal i thellë dhe ai përkushtim për ta rritur me shumë kujdes, thënë shprehimishtë si një “fëmijë” çdo ditë Partinë Guxo dhe për ta bërë atë një alternativë të fuqishme politike për qytetarët, të përfundojë në këtë mënyrë…”, ka shkruar Haklaj.
Ajo i ka falënderuar të gjithë ish-bashkëpartiakët për bashkëpunimin.
I pari nga Guxo-s dorëheqje ka dhënë deputeti Haxhi Avdyli, ndërsa dorëheqjet nga kjo parti po vazhdojnë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: