“Mos i largoni maskat”, policë e inspektorë në rrugët e sheshet e Prishtinës

Inspektorë e zyrtarë policorë të shumtë janë parë sot në sheshet e Prishtinës.

Lajme

29/10/2020 11:25

Të njëjtit dolën për të shikuar nga afër se sa sa po respektohet ligji anti-COVID, e sidomos bartja e maskave nga vetë qytetarët.

Është Drejtori i Inspekcionit në Prishtinës, Adonis Tahiri, i cili publikoi disa fotografi nga ky aksion, ku ndër të tjerash porositi qytetarët të mos i largojnë maskat, transmeton lajmi.net.

Duhet përkujtuar që gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 1 mijë tiketa në bazë të ligjit anti-COVID./Lajmi.net/