Mos flini afër telefonit kur e mbushni, ja çfarë i ndodhi këtij 21-vjeçari

Një 21-vjeçar u gjet i vdekur në shtratin e tij të gjumit nga vëllau i tij më i madh, pasi u godit nga rryma ndërsa flinte afër telefonit që po mbushej.

Fun

15/07/2019 18:31

Aron Yotyoi, 21-vjeçar, ishte i mbuluar nga gjaku në pjesën e ijëve, si dhe shenja djegieje në fytyrë dhe krahë, transmeton lajmi.net.

Smartfoni kishte të vendosura kufjet dhe ishte duke u mbushur në një kabllo vazhduese.

Oficerët kur mbërritën, nuk gjetën ndonjë shenjë të ndonjë sulmi fizik, përveç shenjave të djegies.

Nënkoloneli Panupat Jongapichaikul tha se policia ishte duke kërkuar për më shumë prova, ndërsa trupi i tij ishte dorëzuar në autopsi. /Lajmi.net/