“Mos e sfido durimin tim” – Vrasja e Bashkim Spahiut, i dyshuari Arbër Havolli nga arratia, publikon video në TikTok

Të shtunën më 6 shtator 2025, një ngjarje e rëndë tronditi Llapashticën e Epërme të Podujevës: Bashkim Spahiu, 44 vjeç nga Gllamniku i Podujevës, u vra pasi u qëllua të paktën 10 herë me armë zjarri nga Arbër Havolli, 32 vjeç. Pas plagëve të marra, Spahiu ndërroi jetë në vend. Policia e Kosovës shpalli në…

Lajme

04/10/2025 21:41

Të shtunën më 6 shtator 2025, një ngjarje e rëndë tronditi Llapashticën e Epërme të Podujevës: Bashkim Spahiu, 44 vjeç nga Gllamniku i Podujevës, u vra pasi u qëllua të paktën 10 herë me armë zjarri nga Arbër Havolli, 32 vjeç.

Pas plagëve të marra, Spahiu ndërroi jetë në vend. Policia e Kosovës shpalli në kërkim Havollin më 9 shtator dhe bëri apel për bashkëpunim nga qytetarët për të ofruar informacione që mund të çojnë në arrestimin e tij, transmeton lajmi.net.

“Shtresa hetimore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga Prokuroria kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave që do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën penale ‘vrasje’, e ndodhur më 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e Epërme – Podujevë,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Megjithatë, Havolli përndryshe nuk është arrestuar dhe vazhdon të jetë në arrati. Mediave dhe Policisë ka tërhequr vëmendje se ai është aktiv në rrjetet sociale, konkretisht në TikTok, ku para vetëm 22 orësh publikoi një video dhe disa fotografi.

Familja e viktimës ka deklaruar për media se nuk ka pasur njohuri për emrin e të dyshuarit dhe nuk kishin informacion për ndonjë konflikt të mëparshëm mes Spahiut dhe Havollit.

Në vijim pritet që Policia dhe Prokuroria të intensifikojnë kërkimet, ndërsa apelojnë sërish te qytetarët që të lajmërojnë për çdo gjë që ata dinë dhe që mund të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti./lajmi.net/

@arbrhawolli #albania🇦🇱 #italy🇮🇹 #zvicerland🇨🇭 #spanje🇪🇸 #portugal🇵🇹 ♬ Originalton – 𝓜𝓐𝓜𝓐-𝓛𝓲𝓝𝓐*⁰⁵*🦅