“Mos e rrej popullin”, Berishaj mohon pagesat nga GEN-I në Beograd gjatë mandatit si ambasador

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është përballur me një tjetër pyetje nga gazetari Lirim Mehmetaj lidhur me pagesat nga GEN-I Beograd. Në Debat Plus, Mehmetaj e ka pyetur Berishajn nëse kishte pranuar para nga GEN-I Beograd deri në prill të vitit 2022, kur njëkohësisht ishte ambasador i Kosovës. “Pse keni pranuar para nga…

Lajme

16/11/2026 22:48

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është përballur me një tjetër pyetje nga gazetari Lirim Mehmetaj lidhur me pagesat nga GEN-I Beograd.

Në Debat Plus, Mehmetaj e ka pyetur Berishajn nëse kishte pranuar para nga GEN-I Beograd deri në prill të vitit 2022, kur njëkohësisht ishte ambasador i Kosovës.

“Pse keni pranuar para nga GEN-I Beograd gjatë kohës sa keni qenë ambasador, deri në prill 2022?”, e ka pyetur Mehmetaj.

Berishaj e ka kundërshtuar pyetjen, ndërsa e ka akuzuar Mehmetajn se po e paraqet çështjen në mënyrë mashtruese.

“Ju keni me u përgjigj diku ku duhet me u përgjigj… Ti së pari po hamëndson në mashtrim… Jo, mos e rrej popullin, mos e rrej popullin”, ka thënë Berishaj.

Berishaj ka mohuar se ka pranuar para nga GEN-I Beograd gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci.