Mos bini pre e këtij mashtrimi me Bitcoin, po ua infekton PC-në

Një numër i madh i faqeve online kanë filluar të dërgojnë tek vizitorët një skemë mashtrimi, ku premton Bitcoin falas duke përdorur programin e tyre, të emëruar Bitcoin Collector.

Auto & Tek

27/05/2019 17:43

Por, në fakt ky program nuk bën asgjë tjetër, përveç se instalon një virus që bënë vjedhjen e fjalëkalimeve në PC, transmeton lajmi.net..

Ky mashtrim është promovuar në faqe të cilat premtojnë fitim në kripto-valutën Etherium, duke referuar faqen online të tyre.

Nëse jeni prekur nga ky mashtrim, iu rekomandohet që urgjentisht të ndërroni të gjitha fjalëkalimet, sidomos ato bankare dhe personale. /Lajmi.net/