“Morr i zi, qepe gojën”, përplasje e ashpër mes Keijsit dhe Mirit në BBVA
Keijsi dhe Miri kanë debatuar gjatë ditës së sotme. Ende nuk dihet saktësisht se çfarë e nisi fjalosjen mes tyre, por me sa duket, gjithçka ka filluar rreth çështjes së një kavanozi, për të cilin Miri i kishte thënë Keijsit se do të mbante përgjegjësi. Sipas asaj që u kuptua gjatë bisedave, Kejisi u përpoq…
ShowBiz
Keijsi dhe Miri kanë debatuar gjatë ditës së sotme.
Ende nuk dihet saktësisht se çfarë e nisi fjalosjen mes tyre, por me sa duket, gjithçka ka filluar rreth çështjes së një kavanozi, për të cilin Miri i kishte thënë Keijsit se do të mbante përgjegjësi.
Sipas asaj që u kuptua gjatë bisedave, Kejisi u përpoq t’u shpjegonte banorëve versionin e tij të ngjarjes.
“Kishte vënë qofte në ato plehrat te krevati im dhe i Mateos, dhe tani thotë ti do të mbash përgjegjësi që e ke vendos kavanozin te krevati im, është antihigjenike dhe dëmton shëndetin tim më tha”, u tha Keijsi banorëve.
Pas këtij momenti, me sa duket, debati mes tyre u përshkallëzua dhe situata doli jashtë kontrollit.
Pavarësisht mënyrës se si nisi apo arsyeve konkrete që çuan në këtë përplasje, mes Keijsit dhe Mirit u dëgjuan një sërë ofendimesh të ndërsjella.
Ishte Keijsi ajo që iu drejtua Mirit me fjalët: “Morr i zi”, për të vijuar më pas me shprehjen “qepe gojën”.
Nga ana tjetër, edhe Miri nuk qëndroi pasiv, pasi u dëgjua t’i drejtohej Kejisit me fjalën “uturak”.
View this post on Instagram
View this post on Instagram