Mori patentë-shoferin në moshën 73 vjeçare dhe vozit Range Rover
Rexhep Krasniqi është 74 vjeçari i cili është pajisur me patentë-shofer në moshën 73 vjeçare. Ndonëse ka vetëm një vit që ka marrë lejen për vozitje, ai vozit veturë luksoze të tipit Range Rover. Krasniqi ka treguar edhe arsyen pse e ka marrë patentë-shoferin në këtë moshë. “Në moshën 73 vjeçare e kam marrë lejen,…
Lajme
Rexhep Krasniqi është 74 vjeçari i cili është pajisur me patentë-shofer në moshën 73 vjeçare.
Ndonëse ka vetëm një vit që ka marrë lejen për vozitje, ai vozit veturë luksoze të tipit Range Rover.
Krasniqi ka treguar edhe arsyen pse e ka marrë patentë-shoferin në këtë moshë.
“Në moshën 73 vjeçare e kam marrë lejen, për kah mjekësia kam dal super. Të pamën, me dëgju kam dal shumë mirë. Krejt këtë punë e kam bë shkaku i gruës, kemi mbet në shtëpi veç na dy një plak e një plakë më thojke kerri në oborr e ti nuk po din me i gra me na ndodh diçka çka bahet”, ka thënë ai.
Ai në një intervistë për lajmi.net ka treguar se tani është shumë i lumtur që po mund ta shfrytëzoj patentë-shoferin dhe të kryej shumë punë duke vozitur. /Lajmi.net/
Video: