Morbidelli fiton Grand Prixin e San Marinos
Franco Morbidelli ishte më i shpejti në garën e San Marinos.

Sport
Në një spektakël të zhvilluar në pistën e San Marinos, ishte Franco Morbidelli ai që në fund siguroi triumfin, shkruan lajmi.net.
Piloti i Yamaha u tregua më i shpejti duke lënë të gjithë prapa tij.
Garë të mirë pati edhe veterani Valentino Rossi, i cili garën e mbylli në pozitën e katërt.
Maverick Vinales, i cili nisej nga pozita e parë në këtë garë, përfundoi vetëm në pozitën e gjashtë.
Kujtojmë se garave vazhdon t’iu mungojë kampioni në fuqi, Marc Marquez i Honda. /Lajmi.net/