Morata, për të kompletuar ‘skuadrën e ëndrrave’ të Juventusit

Juventusi janë duke punuar mjaft shumë këtë merkato. Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Juventus janë tre nënshkrime larg kompletimit të ekipit të ëndrrave që duan të formojnë pas nënshkrimit të Pogba, Di María dhe Bremer, i cili do të zëvendësojë De Ligt. Për Maxi Allegrin prioritet mbetet Alvaro Morata, transmeton lajmi.net. Ai beson se spanjolli është…

Sport

24/07/2022 15:10

Juventusi janë duke punuar mjaft shumë këtë merkato.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Juventus janë tre nënshkrime larg kompletimit të ekipit të ëndrrave që duan të formojnë pas nënshkrimit të Pogba, Di María dhe Bremer, i cili do të zëvendësojë De Ligt.

Për Maxi Allegrin prioritet mbetet Alvaro Morata, transmeton lajmi.net.

Ai beson se spanjolli është alternativa më e mirë për të luajtur në të majtë përballë dëmtimit të Chiesa-s dhe për shkak të shkathtësisë së tij për të qenë gjithashtu në gjendje të veprojë si shoqërues për Vlahovic.

Përveç sulmuesit, Juve po punon edhe për nënshkrimin e Paredes dhe një mbrojtës të majtë, gjë që ende nuk është vendosur./Lajmi.net/