Morata në moment të ‘sikletshëm’, gruaja e tij bën një shaka

Gruaja e Alvaro Morata, Alice Campello bëri një shaka  me sulmuesin e Juventusit, duke pretenduar se ishte përsëri shtatzënë me rastin e 1 prillit.

Sport

02/04/2021 08:52

Mesazhi që ajo shkroi në Instagram me videon ishte: “Në fillim ai me të vërtetë mendoi se diçka kishte ndodhur”, përcjell lajmi.net.

Ndoshta sepse ishte në 1 prill, Morata nuk dukej plotësisht i bindur nga shakaja, duke pyetur vazhdimisht nëse bënte shaka.

Kur ajo zbuloi se gjitçka ishte një inskenim, Morata dukej se ishte paksa i zhgënjyer.

Ata tashmë kanë binjakë dhe një fëmijë tjetër, i cili është vetëm shtatë muajsh, prandaj Morata dukej edhe i çuditur./Lajmi.net/