Monza nuk do të nënshkruajë me Icardin

Ekipi i Monzas nuk do të nënshkruajë me Mauro Icardin. E ardhmja e Icardit është larg Paris Saint Germain. Largimin e tij e konfirmoi edhe trajneri i ri i ekipit parisien, Christophe Galtier. Pas deklaratës së francezit, u përhapën zëra për një transferim të mundshëm të argjentinasi te ekipi i sapoinkuadruar në Serie A. Megjithatë,…

Sport

14/08/2022 15:42

Ekipi i Monzas nuk do të nënshkruajë me Mauro Icardin.

E ardhmja e Icardit është larg Paris Saint Germain.

Largimin e tij e konfirmoi edhe trajneri i ri i ekipit parisien, Christophe Galtier.

Pas deklaratës së francezit, u përhapën zëra për një transferim të mundshëm të argjentinasi te ekipi i sapoinkuadruar në Serie A.

Megjithatë, Adriano Galliani, partneri i Berlusconit në krye të klubit italian, ka ndërhyrë për të mohuar ato lajme.

“Ne nuk do të nënshkruajmë me Mauro Icardin, mbani mend fjalët e mia. Nuk kemi nevojë për një sulmues tjetër pas nënshkrimit të Andrea Petagna”, ka shpjeguar drejtori ekzekutiv i Monzas.

Skuadra e tij nuk e nisi mirë Serinë A, pasi humbi në shtëpi ditën e parë ndaj Torinos 1-2./Lajmi.net/