Montpellier në bisedime me talentin e Juventus

L'Equipe pretendon se Montpellier janë në negociata me Juventusin për sulmuesin anglez Stephy Mavididi, i cili e kaloi këtë sezon në huazim te Dijon.

Sport

14/05/2020 23:50

Sipas gazetës franceze, Montpellier ka bërë ofertë për të nënshkruar me qendërmbrojtësin, i cili do të mbush 22 vjeç në fund të këtij muaji.

Ai më parë kishte luajtur për Arsenalin, Charlton Athletic dhe ekipin e Juventus U-23 në Serie C para huazimit te Dijon, përcjell lajmi.net.

Duke luajtur në Ligue 1, ai shënoi tetë gola dhe dy asistime në 30 ndeshje konkurruese për klubin.

Është raportuar se Dijon ka një mundësi për të blerë Mavididi, por Juventus ka të ngjarë të dëshirojë një shifër më të lartë.

Ai është ka tre gola në tre paraqitje me Anglinë U-20. /Lajmi.net/