Montoya, vështirë në Inter
Përforcimi i ri i Interit, Martin Montoya ka telashe të adaptohet me Nerazzurrët dhe mund të largohet nga klubi menjëherë në janarin e vitit të ardhshëm.

Merkato
Martin Montoya erdhi në Inter gjatë këtij afati kalimtar të verës, me shpresë të dëshmojë se është futbollist kualitativ.
Por, ish mbrojtësi i Barcelonës është duke hasur në vështirësi të përshtatet në stilin e lojës në skuadrën italiane, shkruan e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”.
Ai e ka të vështirë të mësojë sistemet e mbrojtjes tek Nerazzurrët.
Andaj, nuk përjashtohet mundësia që të largohet nga klubi menjëherë në janarin e vitit të ardhshëm.