lajmi.net

Montoya: Lamtumirë Barcelonë

Mbrojtësi i Barcelonës, Martin Montoya, është i vendosur të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sport

17/01/2015 10:12

Mbrojtësi i Barcelonës, Martin Montoya ende është i interesuar të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Montoya nuk zë vend në formacionin e trajnerit Luis Enrique dhe ka konfirmuar dëshirën e tij për largim nga klubi gjatë këtij muaji.

“Prej kur i kemi shkruar klubit, Martin ka luajtur katër herë. Kjo na ka bërë të lumtur. Më mirë kur është në fushë se sa në bankinë ose tribuna”, deklaroi menaxheri i Montoyas, Juan Dias Carrasco për “Cope”.

“Por, vendimi ynë është prapë i njëjtë pasi futbollisti dëshiron të largohet. Ne jemi në pritje të klubit që të përzgjedh drejtorin e ri sportiv në mënyrë që të bisedojmë me të dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme”, u shpreh ai. 

Montoya: Lamtumirë Barcelonë

Mbrojtësi Martin Montoya ka vendosur të largohet nga Barcelona pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit. Për këtë është njoftuar edhe drejtori sportiv i klubit, Andoni Zubizarreta.

Sport

11/12/2014 17:21

Martin Montoya ka vendosur të largohet nga Barcelona pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka njoftuar se menaxheri i tij, Juan de Dios Carrasco është takuar me drejtorin sportiv të Barcelonës, Andoni Zubizarreta të cilin e ka njoftuar me vendimin e Montoyas për t’u larguar nga klubi në muajin e ardhshëm.

Mbrojtësi nuk zë vend në planet e trajnerit Luis Enrique, dhe dëshiron të vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër. Montoya mund të transferohet në Serie A ku kërkohet nga Juventus dhe Napoli. 

Montoya: Lamtumirë Barcelonë

Mbrojtësi i djathtë, Martin Montoya ka vendosur të largohet nga Barcelona, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Sport

20/11/2014 18:44

Martin Montoya ka vendosur të largohet nga Barcelona, gjatë afatit kalimtar të janarit, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Juan de Dios Carrasco, gjatë një takimi me drejtorin sportiv, Andoni Zubizarreta, raporton “Fichajes“.

Mbrojtësi i djathtë nuk është duke zënë vend në formacionin e trajnerit Luis Enrique dhe do të kërkojë një skuadër të re në tregun e dimrit.

Montoya në të kaluarën ishte përmendur si objektiv i disa klubeve nga Premierliga, por mbetet të shihet se ku do të kalojë pjesën e dytë të sezonit pasi tashmë duket e sigurt se nuk do të jetë më në Camp Nou. 

LM