Montero zëvendëson Allegrin te stoli i Juventusit?

Tashmë ka filluar të flitet për zëvendësuesin e mundshëm të Massimiliano Allegri. Skuadra e Juventus është zhytur në krizë të thellë dhe tashmë po flitet për shkarkimin e mundshëm të trajnerit. Sipas mediave italiane, aktualisht ka edhe një emër favorit për të marrë detyrën e Allegri. ‘Football Italia’ bën të ditur se Paolo Montera i…

Sport

19/09/2022 23:36

Tashmë ka filluar të flitet për zëvendësuesin e mundshëm të Massimiliano Allegri.

Skuadra e Juventus është zhytur në krizë të thellë dhe tashmë po flitet për shkarkimin e mundshëm të trajnerit.

Sipas mediave italiane, aktualisht ka edhe një emër favorit për të marrë detyrën e Allegri.

‘Football Italia’ bën të ditur se Paolo Montera i Primavera do të ishte opsioni më i lehtë për ‘Zonjën e Vjetër’, përcjell lajmi.net.

Kjo alternativë bazohet në analizën e situatës ekonomike, pasi shkarkimi i Allegri do t’i kushtonte goxha para Juventusit.

Montero do të ishte opsioni më i lirë për skuadrën.

Mbetet të shihet nëse ish-mbrojtësit të Juventusit do t’i besohet posti i trajnerit. /Lajmi.net/