Momenti shokues kur në kamionin e mallrave gjenden emigrantë

Ky është momenti kur një kamion italian zbrazet në Britaninë e Madhe.

Bota

15/06/2016 19:46

Kamioni normalisht transporton mallra, por si në shumë raste të tjera, emigrantët e jashtëligjshëm shkojnë në Britani. Momenti shokues siç e cilëson “Daily Mail”, u filmua nga policia britanike në Herold Hill, në lindje të Londrës.

Në kamion ishin tetë emigrantë si dhe tre fëmijë. Ata u arrestuan si të dyshuar për hyrje të paligjshme në Britani të Madhe. Kontrolli në kamion nisi pasi u dëgjuan tinguj nga pjesa e prapme.

“Askush nuk u plagos”, thotë policia.

“Fëmijët janë marrë nën mbrojtje të policisë”, thuhet më tej. Rasti vjen dy ditë pasi në një kamion u gjetën 9 emigrantë të paligjshëm.