Momenti qesharak kur fëmijët i hynë në dhomë babait, teksa po jepte intervistë për BBC
Robert Kelly, Profesor i Shkencave Politike në Pusan National University, e ndërkaq po jepte një intervistë me pyetje shumë serioze rreth presidentit Trump, për BBC.
Fun
E krejt papritmas, në dhomën e tij ku ai po mbante intervistën shumë serioze, futen dy fëmijët e tij një nga një, transmeton lajmi.net.
Fokusi tani kalon tek vajzat e tij, njërën provon që ta largojë me dorë, kur për një moment futet edhe vogëlushja tjetër dhe incidenti kalon në diçka komike.
Shumë shpejt, në dhomë futet edhe gruaja e tij, me shpejtësi t’i largojë të voglat që i ndërhynë live në intervistë, babai të tyre.
Teksa edhe gazetari nga BBC, fillon të qeshë, intervista vazhdon pa ndërprerje.
Video qesharake u shpërnda nga një numër i madh i njerëzve në Twitter. /Lajmi.net/