Momenti kur vajza e gjen babain përmes interneti pas më shumë se 20 vitesh

Ray Bryant, nga, Londra, ka qenë duke jetuar për disa vite si i pastrehë rrugëve të pjesës lindore të kryeqytetit britanez.

Fun

21/07/2019 16:58

Ai përjetoi një befasi nga shokët e tij, të cilët filluan një fushatë për mbledhjen e fondeve për t’ia siguruar atij një shtëpi para festës së Krishtlindjeve, transmeton lajmi.net.

Ndër njerëzit që panë fushatën ishte edhe vajza e Bryant, Annie, 22-vjeçare, të cilën nuk e kishte parë prej më shumë se 20 vitesh.

Vajzës nuk iu desh shumë që ta kuptonte se personi në fotografi ishte babai i saj.

Ai kur ishte i ri, u fut në burg nga autoritetet për shkak se u kap duke përdorur lëndë narkotike. Që nga ajo kohë ai kishte humbur kontaktet me familjen.

Që prej kur doli nga burku, jetoi si i pastrehë në rrugë, në një garazhë të një dyqani.

Sidoqoftë, BBC ka sjellë momentin emocionues të takimit mes babait dhe bijës, të cilin mund ta ndiqni më poshtë. /Lajmi.net/

YouTube player