Momenti kur shefi i Mercedes i kërkon falje Hamiltonit për bolidin ‘shkatërraq’
Lewis Hamilton mund të ketë regjistruar sot një prej garave më të dobëta në karrierën e tij.

Sport
Piloti i Mercedes, shtatë herë kampion botëror, e mbylli sot garën e Imola Grand Prix në pozitën e 14 në renditje.
Momenti më i rëndë në garë ishte kur vendi i parë, Max Verstappen e tejkaloi Hamiltonin për herë të dytë brenda garës.
Por, faji nuk ishte te piloti. Një moment ka kapur shefin e Mercedes, Toto Wolff teksa i kërkon falje Hamiltonit për bolidin ‘shkatërraq’, përcjell lajmi.net.
“Lewis, çkemi. Më vjen keq çfarë duhej të vozisje sot. E di se ky bolid nuk vozitet dhe nuk është ajo që merituam të merrnim sot”, tha 50 vjeçari, përcjell lajmi.net.
Por, Hamilton tregoi madhështinë e tij dhe i ktheu një përgjigje ngushëlluese shefit të Mercedes.
“Po, mos u shqetëso Toto. Le të vazhdojmë të punojmë fort”, u dëgjua përgjigja dëshpëruese e Hamilton.
George Russell, piloti tjetër i Mercedes bëri më mirë në këtë garë, duke e mbyllur në pozitën e katërt. /Lajmi.net/