Momenti kur qytetarit i bie kuleta me mbi 3 mijë euro, kartela bankare e dokumente- personi pas tij e merr dhe s’lajmërohet
Një qytetar në Prishtinë është përballur me një situatë aspak të lehtë, pasi të njëjtit i është vjedhur kuleta që i kishte rënë gjatë qarkullimit në rrugën e njohur në afërsi tek “Xhamia e Llapit” në kryeqytet. Qytetari po lëvizte me një motoçikletë në momentin kur kuleta e tij bie, e pak minuta më vonë…

Lajme
Një qytetar në Prishtinë është përballur me një situatë aspak të lehtë, pasi të njëjtit i është vjedhur kuleta që i kishte rënë gjatë qarkullimit në rrugën e njohur në afërsi tek “Xhamia e Llapit” në kryeqytet.
Qytetari po lëvizte me një motoçikletë në momentin kur kuleta e tij bie, e pak minuta më vonë një person tjetër i dyshimtë ndalon motoçikletën dhe merr kuletën nga toka.
Lajmi.net ka siguruar pamjet nga momenti i ngjarjes- e në këtë kuletë i dëmtuari nga ky rast kishte mbi 3 mijë euro, kartelat bankare, e dokumente të ndryshme.
Rasti në fjalë tanimë është paraqitur edhe në stacionin policor përkatës të Policisë së Kosovës.
Pavarësisht se kanë kaluar tri ditë nga ngjarja, askush nuk është lajmëruar për të dorëzuar së paku dokumentet e marra nga ky rast./Lajmi.net/