Momenti kur me gjeste, nervozë e tallje prokurori i kundërpërgjigjet avokatit në gjykatë
Në gjykimin e aferës “53 milionshi”, sot të pranishëm në gjykatore ishin ish-kryeministri Ramush Haradinaj, dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ky i fundit është në qendër të kësaj afere, për faktin se në kohën kur ka ndodhur kjo aferë, më saktësisht në vitin 2018 ai ishte ministër. Ajo çka bie në sy është se…

Lajme
Në gjykimin e aferës “53 milionshi”, sot të pranishëm në gjykatore ishin ish-kryeministri Ramush Haradinaj, dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ky i fundit është në qendër të kësaj afere, për faktin se në kohën kur ka ndodhur kjo aferë, më saktësisht në vitin 2018 ai ishte ministër.
Ajo çka bie në sy është se në momentin që merr fjalën prokurori i rastit për të kundërshtuar avokatin e të pandehurve, ai bënë disa gjeste interesante, dhe me tendencë imitimi ndaj avokatit, shkruan lajmi.net.
“Kur mbrojtja thotë intenziteti… me çka e mate, me çfar njësie e mate, cila është njësia matëse e intesitetit të rrezikshmërisë”, tha prokurori duke bërë me duar.
Në këtë seancë, me pytje nga mbrojtja dhe trupi gjykues është përballur ish-kryeministri Haradinaj.
Haradinaj ashtu dhe siç pritej, u mbrojtë nga pretendimet dhe pytjet e drejtsisë./Lajmi.net