Momenti kur fëmija rrihet nga edukatorja edhe pse ishte në gjumë (Foto/Video)
Pamje sekrete janë publikuar online kur një grua godet një fëmijë me lodra të buta para se ta qoj atë lart dhe ta gjuajë përsëri në tokë.

Bota
Besohet se fëmija ishte në gjumë kur një punëtore e çerdhes së fëmijëve që po kujdesej për të përdori dhunë.
Ajo është arrestuar me 29 janar të këtij viti. Ndërsa incidente të tilla thuhet se ishin duke ndodhur vazhdimisht për së paku tre javë radhazi, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.
Edukatorja tha para policisë se nuk është ashtu si duket në video, pasi ajo vetëm po luante me të.
Ngjarja ka ndodhur në një qendër kujdesi për fëmijët në Florida./lajmi.net.
