Momenti i tmerrshëm kur Ryan Shawcross thyen këmbën

Një moment i hidhur e përcolli ndeshjen miqësore mes Leicester City dhe Stoke City.

Sport

27/07/2019 17:54

Skuadrat angleze, Stoke City dhe Leicester City janë përballur në një ndeshje miqësore, të cilën e ka fituar skuadra e Leicester, me rezultatin 1:2, shkruan lajmi.net.

Ishin Marc Albrighton dhe Youri Tielemans ata që realizuan dy golat për skuadrën e udhëhequr nga Brandon Rodgers, të cilët regjistrojnë edhe një fitore në miqësoret parasezonale.

Nick Powell ishte lojtari që realizoi golin e vetëm për Stoke City, por ky gol nuk solli aq gëzim, për shkak të ngjarjeve paraprake që ndodhën në këtë takim.

Ishte minuta e 39’ ajo që ishte fatale për yllin e Stoke, Ryan Shawcross, i cili theu këmbën. Më poshtë lajmi.net ua përcjell videon ku shihet momenti kur lojtari pëson dëmtimin e rëndë. KUJDES, PAMJE TË RËNDA!

Nuk dihet akoma shkalla e rrezikut që do t’i kanoset lojtarit, pas këtij dëmtimi të tmerrshëm. /Lajmi.net/