Momenti i frikshëm kur avioni bartet prej erës nga një anë në anën tjetër

Erëra të forta goditën Beijing ditën e djeshme, duke shkaktuar turbulenca të mjeteve fluturuese si dhe probleme në shërbimin hekurudhor të kryeqytetit kinez.

Fun

20/05/2019 17:03

Pamjet e frikshme të liruara nga media shtetërore kineze tregon një aeroplan të agjencisë së fluturimit ‘Hainan Airlines’ duke u bartur nga njëra anë në anën tjetër përgjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar, transmeton lajmi.net.

Piloti menjëherë përformon një kthesë në anën e kundërt, në një tentim për të ateruar në aeroport.

Sipas raportimeve të medieve kineze, aeroplani ka ateruar në kushte të sigurta. /Lajmi.net/