Momentet e fundit me beben e tyre që po vdiste, prindërit e mërzitur i japin lamtumirën përmes fotografive (Foto)
Një tragjedi jetëshkurtër ndodhi me foshnjën e një familje nga Sydney.
Fun
Fotografi James Day, ishte ftuar të shkrepte momentet e fundit të ndarjes nga foshnja e tyre që e quajtën Edison, dy prindërit Nancy dhe Charlie McLean, transmeton lajmi.net.
Foshnja jetoi vetëm shtatë ditë e më pas në këtë mënyrë u largua nga kjo botë.
I lindur para kohë, ai ishte diagnostifikuar me një gjendje të jashtëzakonshme dhe të rrallë metabolike të quajtur ‘hyperglycinameia’, qysh në ditën e tretë të jetës së tij, e kështu ventilatori i të porsalindur shumë shpejtë u fik dhe u dha lamtumira e tij e fundit.
Prindërit e tij shfrytëzuan 24 orë për ta shëtitur, për ta mbajtur në krahë, për ta përqafuar dhe për të bërë fotografi që t’i mbajnë kujtim me fëmijën e tyre të parë.
“Engjulli ynë la këtë botë në ora 10:24, në ditën e tij të shtatë”, ka thënë nëna e tij./lajmi.net