Momenti dramatik kur skautisti shpëtohet pasi kishe kaluar 12 orë i ngecur nën një gurë në malet e Kalifornisë

Skautisti arriti të thërras për ndihmë pasi i preu pantallonat e veta me thikë për të nxjerrë telefonin nga gjepi.

Fun

01/12/2020 10:23

Një skautist i lënduar, i cili rrëshqiti dhe mbeti i ngecur nën një gurë gjigant në malet e Kalifornisë kaloi 12 orë torturuese deri arriti ta lokalizonte skuadra e kërkimit, shkuran “DailyMial”.

Atij ju desh të griste pantallonat me një thikë që kishte me vete në mënyrë që të mund të nxirrte telefonin dhe të telefononte për ndihmë, transmeton lajmi.net.

Jason Koch, 48 vjeçar, ishte duke ngjitur malin Shën Helena në Kaliforni duke kërkuar dronin e tij që i kishte humbur, kur rrëshqiti dhe u rrëzua.

Na tronditja që shkaktoi rënia, një gurë gjigant i ra përsipër dhe e bllokoi çantën e tij dhe krahun e tij të djathtë.

Ai tha se dhembja që ndjeu kur i ra guri përsipër ishtë torturuese dhe e padurueshme.

Për orë të tëra ai u mundua ta nxirrte telefonin nga gjepi në acarin e malit.

Ai tha se iu kujtua filmi “127 Hours”(127 orë) ku tregohet historia e vërtetë e një skautisiti, të cilit iu desh ta këpuste krahun e vet në mënyrë që të shpëtonte dhe të kërkonte ndihmë.

Ai me mezi e arriti gjepin e vet, dhe e preu me thikë gjepi që ta nxirrte telefonin, transmeton lajmi.net.

Para se të telefononte policinë, atij i duhet të dilte nga nën guri. Ai me mezi e hoqi helmetën e tij, e cila po e mbante të bllokuar nën gurë.

Ai shprehet se në ato momente gjithçka që mund të mendonte ishte se si të dal nga ajo situatë.

Pas shumë përpjekjeve duke u zvarritur ai arriti të nxirrte gjithë trupin nga nën guri.

Pasi u lirua ai telefoni policinë, duke pasur vetëm 6% bateri të mbetur në telefon.

Patrulla e policisë morri telefonatën rreth orës 2:20 pas mesnate. Ata dërguan menjëherë një helikopter shpëtimi i cili u sigurua nga zjarrfikësit e zonës.

Pasi e gjetën lokacionin e tij nga helikopteri duke përdorur kamera që detektojnë nxehtësi, ata e gjetën skautistin.

Ekipi i shpëtimit u ngjit për një orë nëpër mal deri sa arritën tek zona ku Koch ishte.

Ai kishte thyer 11 brinjë dhe kishte grisur aortën e zemrës.

Pas lindjes së diellit, ekipi e transportoi skautistin e lënduar tek ambulanca që po priste për ta dërguar në spitalin më të afërt. /Lajmi.net/