Momenti bizar kur pitoni 6-metërsh “vjellë” një gjarpër tjetër nga goja

Një piton prej gjashtë metrash është kapur në aparat fotografik, duke e vjellur një tjetër gjarpër pas ngrënies.

Fun

21/05/2019 17:51

Gjarpri kishte gëlltitur një piton me madhësi të ngjashme. Videoja u realizua në afërsi të një shtëpie banimi brenda zonës turistike të Parry Creek Farm dhe Caravan Park në Wyndham në Australi, transmeton lajmi.net.

Pronari i vendpushimit kapi dhe hoqi pitonin para se të lëshonte atë pranë një vrime ujitjeje, rreth gjashtë kilometra nga prona, të hënën.

Besohet se gjarpërinjtë vjellin gjahun e tyre kur janë të stresuar. /Lajmi.net/