Momentet më të bukura në Tomorrowland 2015 (Foto/Video)
Edhe një vit shumë i suksesshëm për festivalin më të madh të muzikës elektronike në botë.
ShowBiz
‘Tomorrowland’, festivali që tash e sa vite po organizohet në Belgjikë, bën bashkë çdo vit numër rekord njerëzish nga mbarë bota për një fundjavë.
DJ më të njohur në botë të muzikës elektronike performojnë për dy ditë, përfshirë këtu David Guetta, Armin Van Buuren dhe Yyves, të cilët janë të pranishëm çdo vit që nga fillimi, transmeton Lajmi.net.
Sigurisht këtë vit nuk kanë munguar as Avicii, Hardwell, Dimitri Vegas, Martin Solveig e Axwell dhe Ingroso, të cilët kanë argëtuar të pranishmit në skenën kryesore të festivalit.
Këto janë disa nga pamjet dhe mometet më të bukura të këtij viti në Tomorrowland ndërsa filmi me përmbledhjen ‘Tomorrowland: The Aftermovie’ do dalë më vonë.
Historia është shkruar edhe këtë vit./Lajmi.net












