Momentet kur Antonela Berisha dhe e motra dhunojnë barbarisht modelen Klea Prenga

Motrat Mariela dhe Antonela Berisha kanë sulmuar modelën Klea Prenga deri sa ajo po hante ushqim në një restorant luksoz në Tiranë. Syri ka siguruar videon e dhunimit të modeles Klea Prenga në një restorant luksoz në kryeqytet. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj, shfaqen motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të veshura…

ShowBiz

26/08/2024 14:19

Motrat Mariela dhe Antonela Berisha kanë sulmuar modelën Klea Prenga deri sa ajo po hante ushqim në një restorant luksoz në Tiranë.

Syri ka siguruar videon e dhunimit të modeles Klea Prenga në një restorant luksoz në kryeqytet.

Në pamjet e siguruara nga gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj, shfaqen motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të veshura sport teksa futen në ambientetit e restorantit luksoz mbrëmjen e 6 gushtit.

Sapo futen në lokal, Mariela Berisha merr një gotë qelqi nga një tavolinë dhe fillon të dhunojë Prengën. Pas saj shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re. Mes të tria vajzave nis një përleshje, ku e dëmtuar në fytyrë mbeti Prenga.

Në këtë moment ndërhynë persona të tjerë në lokal që ndanë motrat Berisha nga vajza e re. Gjithçka duket qartë në videon e mëposhtme. 

Pas denoncimit të rastit të dhunës ndaj motrave Berisha është ngritur akuza “Plagosje e rëndë me dashje”. Ato janë shpallur në kërkim nga policia.

Sipas modeles, Mariela Berisha e ka akuzuar për një raport jashtëmartesor me bashkëshortin e saj. Kjo ka qenë edhe shkaku i dhunës.

YouTube player