Momente emocionuese kur ushtarët e FSK-së takohen me familjarë pas kthimit nga Ishujt Falkland

Kontingjenti i parë i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është kthyer në Kosovë pas më shumë se dy muaj që ishin në mision në Ishujt Falkland. Pamjet e kthimit të ushtarëve janë publikuar në faqen zyrtare të FSK-së, ku ushtarët shihen tek takohen me familjarët e tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, shkruan…

Lajme

11/02/2023 21:54

Kontingjenti i parë i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është kthyer në Kosovë pas më shumë se dy muaj që ishin në mision në Ishujt Falkland.

Pamjet e kthimit të ushtarëve janë publikuar në faqen zyrtare të FSK-së, ku ushtarët shihen tek takohen me familjarët e tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Në aeroport ushtarët i ka pritur edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjeneral Bashkim Jashari, oficerë dhe nënoficerë të lartë të FSK-së.

Mehaj ka falënderuar ushtarët më shërbimin ndaj atdheut duke ju uruar suksese në të ardhmen.

“Bashkë-vendosjet e FSK-së me ushtritë e shteteve partnere, duke përfshirë këtu edhe bashkë-vendosjen tonë në Kuvajt me Gardën Kombëtare të Iowa-s, rrisin aftësitë operacionale të ushtarakëve tanë të cilat do u shërbejnë më pas për shërbime të mundshme në të ardhmen në misionet shumëpalëshe të paqeruajtjes”, ka thënë ai.

“Aftësitë e përfituara në trajnime të tilla përfshijnë zhvillimin e liderit, ndërveprueshmërinë e forcave, mësimet në logjistikën e vendosjes, fushën e mjekësisë dhe aspektet e ndryshme ligjore të shërbimit larg shtëpisë”, ka shtuar Mehaj.

Ky është misioni i dytë jashtë vendi i FSK-së pas atij në Kuvajt përkrah Ushtrisë amerikane.

Aktualisht FSK vazhdon misionin në ishujt Falkland, me kontingjentin e dytë që ka zbarkuar gjatë këtij muaji. /Lajmi.net/