Moment interesant, djali i topave të Ajaxit “gjuan” lojtarin e Romës

Moment interesant ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet Ajaxit dhe Romës.

Sport

08/04/2021 23:19

Roma arriti ta përmbysë rezultatin pasi u gjend në disavantazh ndaj Ajaxit në pjesën e parë, shkruan lajmi.ent.

Klaassen në min (39′), por ishte Dusan Tadic që dështoi të shënojë nga penaltia për të dyfishuar avantazhin.

Pastaj, Lorenzo Pellegrini shënoi nga goditja e lirë në min (57′).

Në fund, kur u mendua se gjithçka po përfundonte baras, në skenë doli mbrojtësi Ibanez, i cili shënoi gol në min (87′).

Momenti ishte kur mbrojtësi i ri i Romës, Riccardo Calafiori shkoi të marrë një top të dalur jashtë, por në video shihet ku djali që është përgjegjës për topa e gjuan me top ne fytyrë.

Si duket Calafiori mendoi të reagojë, por pastaj u përmbajt nga reagimi i tij.

Më poshtë mund të shihni momentin interesant./Lajmi.net/