Moment i tmerrshëm i një vozitësi që godet me makinë një person

Ky është momenti i tmerrshëm i një personi që sulmohet nga një vozitës tek një stacion benzine.

Fun

30/05/2020 15:23

Aqeel Ahmed, 24-vjeçar, shënjestroi viktimën e tij pas një konfrontimi në parkun e makinave të një stacioni benzine në Manchester, transmeton lajmi.net.

Ai me veturën e tij VW Touran  e godet personin duke e hedhur afër një makine që po furnizohej me benzinë, më pas del nga vetura dhe fillon përsëri ta shqelmoj.

 This is the moment Aqeel Ahmed stamped on his victim at a petrol station in Manchester

Personi që ishte aty, u mundua që ta ndalonte sulmuesin, por ai e godet përsëri, shkruan Daily Mail. Pamjet tronditëse të CCTV tregojnë se Ahmedi kërcen jashtë dhe godet në kokën e viktimës së tij tre herë, ndërsa ai qëndronte pa ndjenja në dysheme.

 Ahmed, of Bolton, has today been jailed for four years

Policia tha se viktima mund të mos i ketë mbijetuar sulmit “të paqëndrueshëm” nëse nuk do të ishte për veprimet e guximshme të automobilistit tjetër dhe gjithashtu anëtarëve të publikut që ngritën shpejt alarmin.

Ahmed, nga Bolton, i cili u takua me viktimën për t’i shitur drogë, u arrestua në vendin e ngjarjes. Viktima u trajtua në spital për një prehje të kokës. /Lajmi.net/

 He sped back into the petrol station where he ploughed into the man