Moment i tmerrshëm: Hedh qenin nëpër shkallë dhe e rrah (Video)

Franko Redcar 22 vjeçar, dhe North Yorkshire 18 vjeçar i cili ka filmuar këtë, u arrestuan pas dhunës që ushtruan mbi një qen të trishtuar.

Fun

05/04/2016 10:46

Janë këto pamje të tmerrshme që kanë dalë në rrjetet sociale ku shihet dhuna misterioze mbi këtë kafshë të gjorë, që pa vetëmbrojtje goditet në mënyrë brutale në trupin e tij, transmeton lajmi.net.

Dy adoleshentë hedhin qenin nga një lartësi e shkallëve, e kjo vetëm për argëtim.

Të pashpirt, ata vazhdojnë goditjet në trupin e qenit në mënyrë të përsëritur. Duke e goditur në kokë, në gjoks dhe tërë trupin, kafsha në një moment kthehet për djaloshin 22 vjeçar në një trampolinë.

“Të provojmë edhe një herë ta bëjmë të bërtasë. Duhet ta kapim për veshë dhe ta hedhim shkallëve”, tha Franko, i çmenduri që godet qenin e dhimbshëm.

Një shok tjetër i tyre, pasi kishte parë videon që ata kishin bërë, ka lajmëruar policinë duke i dhënë adresën e tyre dhe emrat e saktë.

Policia i arrestoi të dy vetëm një ditë më vonë.

Ata janë dënuar me dy vite burg, dhe do të paguajnë nga 300 funta për qenin, gjithashtu iu është ndaluar mbajtja e kafshëve për tërë jetën e tyre./lajmi.net