Molliqaj: Vijat e kuqe për bashkëpunim me VV-në janë domosdoshmëri e heqja e tyre gabim

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër platformën zgjedhore të Albin Kurtit,  duke e cilësuar si tipike për një qasje autoritare që, sipas tij, shfrytëzon aparatin shtetëror për qëllime të pushtetit. Molliqaj tha se ndaj kësaj tendence, vendosja e vijave të kuqe për bashkëpunim është e domosdoshme, ndërsa heqja e tyre do të ishte…

Lajme

25/11/2025 18:34

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër platformën zgjedhore të Albin Kurtit,  duke e cilësuar si tipike për një qasje autoritare që, sipas tij, shfrytëzon aparatin shtetëror për qëllime të pushtetit.

Molliqaj tha se ndaj kësaj tendence, vendosja e vijave të kuqe për bashkëpunim është e domosdoshme, ndërsa heqja e tyre do të ishte një gabim politik.

“Platforma e Kurtit në zgjedhje është tipike e një autoritari që e shfrytëzon aparatin shtetëror pa kushte veç për të arritur pushtetin. Ndaj një tendence të tillë, vijat e kuqe për bashkëpunim janë domosdosshmëi e heqja e tyre gabim.”, ka shkruar ndër të tjera në përshkimin në videon e publikuar.