“Sot, në emër të Grupit të Deputetëve të Pavarur, procedova në Kuvend rezolutën për hapjen e tërësishme të pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
“Nuk duhet të ketë asnjë pengesë për lëvizje të lirë të qytetarëve në mes të dy shteteve tona”.