Mohamed Salah vendos rekord të ri në Premier Ligë

Liverpool e nisi kampanjën e re sezonale gjatë ditës së djeshme, duke regjistruar një fitore të pastër prej 3-0 ndaj Norwich.

Sport

15/08/2021 08:45

Golat për Liverpool i shënuan Jota, Firmino e Salah.

Sidoqoftë goli i fundit i realizuar nga Salah, vendosi një rekord të ri të Premier Ligës.

Egjiptiani është bërë lojtari i parë në histori të Premier Ligës që shënon gol në ndeshjen hapëse në 5 sezone rradhazi, duke vendosur kështu një rekord historik, shkruan lajmi.net.

Përveç golit të djeshëm, Salah regjistroi edhe dy asistime, duke u përfshirë në të gjitha golat e “Të Kuqve” në fitoren ndaj Norwich.

29-vjeçari tani ka 98 gola të realizuara në kompeticionin e Premier Ligës, dhe ndodhet vetëm 6 gola larg barazimit të Didier Drogbas nga golashënuesit më të mirë afrikan në histori të kompeticionit. /Lajmi.net/