Modric: Reali nuk është Barca e Guardiolas
Skuadra momentale e Realit është duke u lidhur me skuadrën e Barcelonës nën drejtimin e Pep Guardiolës, që fitoi të gjitha titujt e mundshëm, mirëpo mesfushori kroat beson se Los Blancos kanë filozofinë e tyre unike.

Sport
Luka Modric ka thënë se skuadra e tij nuk dëshiron të krahasohet me Barcelonën e Pep Guardiolas, duke thënë se ata duan të jenë skuadër e mirë në mënyrën e tyre.
“Ju nuk mund të na krahasoni neve me skuadrën e Barcelonës nën drejtimin e Guardiolas”, tha mesfushori kroat për reporterët pas fitores ndaj Granadas.
“Ne jemi Real Madridi dhe dëshirojmë të definojmë filozofinë tonë. Ne nuk dëshirojmë të krahasohemi me asnjë”.
“Ne jemi në rrotull për momentin. Nuk duam të shënojmë një apo dy gola, por shumë e më shumë”, përfundoi mesfushori kroat.