Modric ishte afër nënshkrimit me Barcelonën
Luka Modric ka qenë shumë afër nënshkrimit me Barcelonën.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2016/12/kohs.jpg)
Sport
Babai i futbollistit Bojan Krkic, që ka punuar si skautë te skuadra katalane, ka konfirmuar se Barcelona e ka pasur në dorë mesfushorin kroatë në vitin 2008.
Ai shton se Barcelona nuk kishte plan afatgjatë dhe kështu e la t’i ikë Modric.
“Unë e pash atë, e kemi pasur në duart tona. Modric ishte një lojtar me mentalitet fitues, por skuadra nuk ishte duke menduar për të ardhmen, por vetëm për të tashmen”, ka deklaruar babai i Krikc, përcjell lajmi.net.
Modric atë kohë ishte transferuar te Tottenhami, për t’u transferuar pastaj në Spanjë te Real Madridi.