Modric ankohet për orarin e ndeshjes që ofron Liga e Kombeve: Është johumane të luajmë kaq shumë

Luka Modric është ankuar për orarin e ndeshjeve që po ofron Liga e Kombeve.

Sport

15/06/2022 17:15

Që prej vitit 2018 kur edhe u formua si kompeticion, Liga e Kombeve zëvendësoi një numër të konsiderueshëm miqësore, duke e kthyer një periudhë dy javore brenda muajit si kohë ndeshjesh kompetitive.

Brenda pak ditëve lojtarëve po iu bie të impenjohen shumë më shumë sesa në të kaluarën, për çka ka pasur edhe ankesa nga disa prej tyre.

Njëri prej tyre është edhe Luka Modric, sipas të cilit është jo normale të ketë kaq shumë ndeshje për një kohë të shkurtër.

“Nuk është normale që t’i luajmë katër ndeshje për 10 ditë. Është johumane”, tha ndër të tjera kroati.

I zëshëm në lidhje me këtë garë ishte edhe Jurgen Klopp që tha se është e vështirë për futbollistët të përfshihen në kaq shumë ndeshje. /Lajmi.net/