Moderatorja shqiptare për gjidhënien: Sfida më e vështirë që po përballem

Moderatorja e njohur, Dojna Mema u bë nënë për herë të parë më 20 gusht. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Nolan Sol, shkruan lajmi.net. Që nga ai moment, rutina e moderatores ndryshoi dhe çdo çast të ditës ia dedikon të birit. Moderatorja ka ndarë në ‘Instagram’ disa foto,…

ShowBiz

11/09/2022 13:28

Moderatorja e njohur, Dojna Mema u bë nënë për herë të parë më 20 gusht.

Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Nolan Sol, shkruan lajmi.net.

Që nga ai moment, rutina e moderatores ndryshoi dhe çdo çast të ditës ia dedikon të birit.

Moderatorja ka ndarë në ‘Instagram’ disa foto, ku shfaqet duke i dhënë gji të birit.

Ajo e ka cilësuar gjidhënien sfidën më të vështirë dhe më emocionuese.

“Këto janë momentet e mia me te bukura me ty. Kur dua të të përqafoj e mos te le te rritesh sepse e di qe s’do te jesh asnjëherë kaq i vogël sa sot. Gjidhënia është sfida me e vështirë dhe emocionuese me te cilën po perballem qe nga dita e pare, por me ty mam asgjë s’më duket e pamundur. Për të gjitha ditët qe dua te heq dore, te kam ty për te me kujtuar se me ke bere dhuratën me te bukur ne bote kur me zgjodhe te isha mami yt”, ka shkruar moderatorja krahas fotove./Lajmi.net/