Modelja seksi ‘sulmohet’ nga hakerat

Modelja seksi braziliane, Bruna Marquezine është sulmuar nga hakerat. Në fakt, ajo nuk ka qenë ‘viktima’, por fotografitë e saj intime janë përdorur nga disa maniakë të kompjuterit, për t’i kapur të dhënat bankare të ‘viktimave’ të tyre, të cilët i mashtruan. Hakerat e kanë përdorur një email, me të cilin i mashtronin njerëzit, duke…

ShowBiz

31/01/2014 19:05

Modelja seksi braziliane, Bruna Marquezine është sulmuar nga hakerat. Në fakt, ajo nuk ka qenë ‘viktima’, por fotografitë e saj intime janë përdorur nga disa maniakë të kompjuterit, për t’i kapur të dhënat bankare të ‘viktimave’ të tyre, të cilët i mashtruan.

Hakerat e kanë përdorur një email, me të cilin i mashtronin njerëzit, duke i këshilluar ata që të klikonin për t’i parë fotot nudo të Brunas, për të hyrë në të dhënat e tyre bankare.

Policia është alarmuar me këtë rast dhe po i heton keqbërësit. Bruna është e dashura e futbollistit brazilian Neymar, me të cilin lidhja nuk është funksionuar edhe aq mirë. Përndryshe, Bruna duket një femër ‘bombastike’.